Pas qëndrimit në Kosovë, mjeku Ilir Arifi ka rezultuar pozitiv mekoronavirus në Gjermani, përcjell InLajmi.

Arifi i ka thënë se ka simptoma serioze si pasojë e infektimit me koronavirus.

“Duke pasur për qellim senzibilizimin e masës për seriozitetin e sëmundjes COVID-19, ju njoftoj se në dy testime të realizuara në Gjermani, pas kthimit nga Kosova kam rezultuar SARS-Cov-02 pozitiv dhe poashtu kam simptoma serioze”.
Postimi i plotë i tij:
Te nderuar Miq,
duke pasur për qellim senzibilizimin e masës për seriozitetin e semundjes Covid 19, ju njoftoj se në dy testime të realizuara në Gjermani, pas kthimit nga Kosova kam rezultuar SARS-Cov-02 pozitiv dhe poashtu kam simptoma serioze.
Ata qe e kan kaluar dhe poashtu ata qe janë duke u përballur me këtë virus e dijnë seriozitetin e tij.
Ju lutem bëni kujdes të shtuar.
Ju uroj shëndet ?! /InLajmi/




















