Pianistja dhjetë vjeçe nga Zhuri afër Prizrenit, Riola Susuri, një yll që po shkelqen në Festivalet dhe garat ndërkombētare OnLine, nē piano, shkruan InLajmi.
Që nga paraqitjet e para nĕ koncertet e Shkollës së muzikës “Lorenc Antoni” në Prizren, pastaj në Festivalin tradicional “Pianisti i ri 2017”, nē Prishtinē, kur u shpërblye me vendin e tretë, kurse nē vitet 2018 dhe 2019, nē po tē njëjtin Festival, zuri vendin e parë, talentja e vogēl Riola Susuri, nisi tē ngjitet shkallēve tē suksesit, duke i mahnitur juritë profesionale, kudo që paraqitej.
Nē vitin 2019, Riola u ngjit nē skenēn e Festivalit Ndĕrkombëtar për pianistë të rinjë nē Ohēr, (Maqedoni Veriore), ku u nderua me Çmimin e I-rë, instrumenti – Piano nē kategorinë A.
Edhe gjatē kētij viti kalendarik (2020), ku pĕr shkak tē pandemisē #Covid 19#, shumē Festivale u organizuan OnLine, Riola nuk u ndal. Kështu nē Festivalin ndërkombëtar “Pjeter Gaci” në Shkodër, edicioni XIX që është mbajtur me 20.05.2020 online, ajo në kategorinë B, u vlerësova me çmimin e II-të. Kurse pak ditë më vonē triumfoi në Festivalin “TIRANA TALENT”, edicioni XI, duke dalë e para në kategorinë B, me 100 pikë. Në konkursin e 3-të ndërkombëtar “CHARIVNI FANTASI” 2020/ qē u organizua në UKRAINE, pas një gare emocionuse dhe të ngushtë ndërmjet talentëve të rinjë, nga Ukraina, SHBA, Gjermania, Singapori, Kolumbia, Malajzia, Australia, etj.
Riola Susuri arriti t’i thejë të gjitha barrierat e vlerësimit si pianistja më e suksesshme e kësaj gare online. Asaj iu nda Çmimi Laureate e festivalit, si dhe vendi i 1-rë, me pikë maksimale. Sukseset e nxēnëses shembullore dhjetë vjeçe nga fshati Zhur, afër Prizrenit në Arenën Ndërkombëtare për Piano, nuk kanë tē ndalur. Pas Ukrainës, mori pjesē nē Konkursin Internacional të Talentëve të Pianos në Gjenevë të Zvicrës nē kategorinē C, edicioni i 15-të që është mbajtur me datë 20.07.2020 – 30.07.2020 online, u vlerësua me çmimin e III-të. “Sukseset e Rioles, janĕ fryt i talentit dhe i punës së saj tĕ vazhdueshme, që nga mosha 4 vjeçe nēn përkujdesjen e Prof. Naser Susuri, e mē pas me profesoreshēn Besiana Guri – Bobaj” – tha pēr InLajmin, babai Rrahim Susuri.
“Hapat e para i ka bērē nē Sintin profesional, kurse para tre vitesh, duke i parē vullnetin e saj, ia kemi blerë pianon, “Franz Sandner”, të prodhuesit të njohur gjerman “Sandner” të vitit 1924.” Riola, ĕshtĕ nxënëse nē klasēn e gjashtē nē Sh.F. “Emin Duraku” në Prizren dhe nē Shkollēn e Ultë të muzikës “Lorenc Antoni”.
Në piano i interpreton veprat e autorĕve të ndryshēm botëror, mirëpo veprat e Mozzartit, pēr piano i ka shumē nē qejf. Gjatë ushtrimeve në piano në shtēpi, shpesh herĕ e shoqēron me flautë motra e saj Rajana, katër vjeçe, e cila pos flautĕs e do edhe baletin, kurse ndjesi e veçantë për Riolēn ështē, kur gjyshi Haxhi Shaip Susuri, 94 vjeç, ulet pranĕ dhe i dëgjon tingujt e pianos që dalin nga loja magjike e gishtërinjve të saj.
Në fund te theksojme se pos që ēshtë nē pritje të rezultateve edhe nga dy garat ndērkombētare OnLine, tē pianistëve të rinjë nē Amerikē dhe Vien të Austrisë, Riola ĕshtē duke u pērgatitur edhe për garĕn ndērkombëtare të pianistĕve në Ohēr, ku pritet të udhëtoj nga fundi i këtij muaji. Poashtu duhet të shtojmë se gjitha këto gara dhe suksese të saj, me shumĕ mund finansohen nga vetə familja. Osman Goranci/InLajmi/