Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e ka dekoruar sot me Medaljen Presidenciale, humanistin Turan Rusi, përcjell InLajmi.
Thaçi kujton se Rusi është një prej bashkatdhetarëve të parë që emigroi në Amerikë, pas luftës së Dytë Botërore,
”Për kontributin e dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, me Medalje Presidenciale sot e dekorova humanistin Turan Rusi. Ai është një prej bashkatdhetarëve të parë që emigroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas luftës së Dytë Botërore. Turani me djemtë e tij, Salin, Ilirin e Arbenin dhe gjithë familjen treguan dije, humanizëm, vullnet dhe guxim për të punuar pareshtur për lirinë dhe shtetin e Kosovës. HTH”.