Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, ka njoftuar se nga e premta e deri më 31 gusht, qytetarët nuk do ta kenë si kusht për regjistrimin e veturave pagesën e tatimit në pronë., përcjell InLajmi.
Ai thotë se deri në fund të gushtit do të suspendohet ky detyrim për regjistrimin e veturave.
Ahmeti thotë se ky vendim është marrë për shkak të pandemisë dhe tollovisë që po bëhet para komunës për të kryer pagesa.
“Për shkak të pandemisë, ky kushtëzim po shkakton tollovi dhe radhë të gjata para komunës dhe ankesa të qytetarëve. Mundësia e pagesës online e tatimit në pronë ekziston qe një kohë, por qytetarët nuk po e përdorin”, ka shkruar Ahmeti në sqarimin e tij./InLajmi/