Deputetja e PDK-së Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër pas disa njoftimeve të qytetarëve që i kanë ardhur sms nga Qeveria për tërheqjen e pagesave nga Pakoja Emergjente, por të cilat pagesa nuk kanë dal realisht nëpër pikat e Postes së Kosovës, përcjell InLajmi.
“Qytetaret presin me ore te tera para pikave te postes pas lajmrimit me sms qe jane perfitues te pakos ku me ne fund do ti marrin ndihme nga shteti.
Kur ju vjen radha pas pritjes se gjate kthehen bosh sepse nuk i gjejne ne listat perfituese”
Postimi i plotë i saj:
Skandalet e Qeverise dhe loja me qytetare nuk kane te ndalur. Kete e deshmojne me se miri keta sms.
Qytetaret presin me ore te tera para pikave te postes pas lajmrimit me sms qe jane perfitues te pakos ku me ne fund do ti marrin ndihme nga shteti.
Kur ju vjen radha pas pritjes se gjate kthehen bosh sepse nuk i gjejne ne listat perfituese dhe nuk vonon shume nje dite pas vjen mesazhi tjeter. Ku thot se gjoja sms i pare ka qene gabim.
Kjo është me teper se s’kandal/InLajmi/