Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini pas mbledhjes së Këshillit Drejtues, ka folur për temat që janë diskutuar. Kemi diskutuar për disa tema, menaxhimin e pandemisë, funksionimit e koalicionit dhe tema të tjera.
Sa i përket pandemisë kemi vlerësuar se në situatën që jemi, Qeveria është duke e menaxhuar situatën. Kemi viktima dhe kjo është e dhimbshme.Sa i përket Qeverisë, Gjini ka thënë se çështja me presidentin mund të krijojë situata të reja, raporton Ekonomia Online.
“Mund të kemi rrethana të reja sa i përket zgjedhjes së presidentit të vendit. Edhe nëse nuk konfirmohet aktkauza ndaj Thaçit, që ne besojmë se një gjë e tillë nuk do të ndodh, prapë se prapë mendojë se partitë politike duhet të gjejnë rrugë që mos të shkohet në zgjedhje. Ka zëra nga këshilli drejtues që Ramush Haradinaj të jetë kandidatë për president”, ka thënë Gjini