Qytetarët e Kosovës nga fundjava ka gjasë që mund të kalojnë në Mal të Zi pa testin e Covid 19 .Kosova Post nga burime të saj merr vesh që nesër autoritetet e Malit të Zi mund të merrin një vendim i tillë i cili do të lehtësoj kalimin e qytetarëve të Kosovës pa teste në kufijtë e Malit të Zi.
Mbetët të shihet nesër nëse do të ketë një vendim të till i cili vendim do i kthej në Ulqin pushuesit nga Kosova për pushime verore në bregdetin e Malit të Zi, sepse deri më tani është numer tejet i vogel që kanë pasur mundësin të vizitojnë Ulqinin, vetëm ata me teste të Covid 19.
Po ashtu Kosova Post ka parë që në Ulqin këtë verë vërehet prezencë me e madhe e pushuesish gjerman dhe rus, e jo kosovarë që çdo verë i kanë ‘pushtuar’ plazhet e Ulqinit.

















