Kandidati demokrat për president të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden ka zgjedhur senatoren Kamala Harris si kandidate për nënpresidente në zgjedhjet e 3 nëntorit.
Biden, që ka shërbyer si nënpresident gjatë udhëheqësisë së ish-presidentit amerikan, Barack Obama, ishte zotuar se do të përzgjedhte një grua për pozitën e nën-presidentes.
Biden ka thënë përmes një postimi në rrjetin social, Twitter se lajmëron me nderin më të madh përzgjedhjen për pozitën e nën-presidentes.
Ai e ka cilësuar senatoren Harris si luftëtare të guximshme dhe një nga shërbyeset më të mira të SHBA-s
Edhe vetë senatorja Harris ka thënë se është e nderuar që do të garojë bashkë me Bidenin.
“Joe Biden mund ta unifikojë popullin amerikan sepse ka kaluar jetën e tij duke luftuar për neve. Si president, ai do të ndërtojë që Amerikë që jetëson idealet tona. Unë jam e nderuar t’i bashkohem si kandidate për nënpresidente dhe do të bëj çmos për ta bërë atë komandantin tonë suprem”, ka thënë ajo përmes një postimi në rrjetin social, Twitter