Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, gjatë ditës së sotme është takuar me kryetaren e Sindikatës së Policisë së Kosovës, Valbona Kamberi dhe Ragip Ajeti, përfaqësues i Degës së Sindikatës në Gjilan.
Gjatë këtij takimi është diskutuar për kushtet dhe sfidat me të cilat ballafaqohen pjesëtarët e Policisë së Kosovës, në menaxhimin me situatën me COVID-19.
Postimi i plotë:
Sot prita në takim Kryetaren e Sindikatës së Policisë së Kosovës, Valbona Kamberi dhe Ragip Ajeti, përfaqësues i Degës së Sindikatës në Gjilan.
Diskutuam për kushtet dhe sfidat me të cilat po ballafaqohen pjesëtarët e Policisë së Kosovës, në menaxhimin e situatës së pandemisë COVID-19
Theksova përkrahjen e fuqishme për Policinë e Kosovës dhe përpjekjen maksimale që të gjithë pjesëtarët e Policisë të kompensohen dhe stimulohen për punën dhe angazhimin e tyre gjatë kësaj periudhe. /InLajmi/