Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka reaguar pas certifikimit të institucioneve shëndetësore private për bërjen e testit COVID-19, duke thënë se çmimet e këtyre testeve nëpër laboratorët privat kamë shumë të larta.
KMDLNj përmes një komunikate për medie ka thënë se nëse informatat që testi për COVID-19 do të kushtojë deri në 50 euro, kurse ai serologjik 20 euro, kjo është e papërballueshme për qytetarët.
Komunikata e plotë:
Ministria e Shëndetësisë ka certifikuar 33 institucione shëndetësore private për ta bërë testin anti-Covid ndonëse ende nuk ka emra të institucioneve shëndetësore që kanë leje nga Ministria e Shëndetësisë.
Edhe para kësaj, disa institucione shëndetësore private kanë bërë teste për ata që për çështje biznesi, turizmi apo të tjera është dashur të shkojnë në vende ku kërkohen këto teste.

Ministria e Shëndetësisë, sipas vetdeklarimit brenda 24 orëve i bënë 400 deri 500 teste që është numër i vogël krahasuar me nevojat dhe kërkesat kurse Qendra e Mjekësisë Familjare në Prishtinë ka filluar të bëjë tekste serologjike e që numri është i kufizuar. /InLajmi/