Po ju sjellin recetën e thjeshtë dhe të shpejtë për këtë desert të shijshëm, të cilin mund ta gatuani për kafjall
Përbërësit:
▪ 2 filxhanë miell,
▪ 2 lugë të vogla pluhur për simite,
▪ gjysmë luge të vogël kripë,
▪ 2 lugë sheqer,
▪ 1 sheqer vaniljeje,
▪ 2 filxhanë qumësht,
▪ 4 lugë vaj,
▪ 2 vezë.
Udhëzimi:
Përzieni ndaras përbërësit e thatë dhe të njomë. Lehtë bashkoni dhe përzieni në mikser 2 – 3 minuta.
Tiganin e lyer ngroheni në temperaturë mesatare. Me garuzhdë qitni brumin në tigan, shkruan Telegrafi
Piqeni rreth një minute (do ta dini që ana e poshtme është e pjekur kur në anën e papjekur të shfaqen flluska), kthejeni mbrapsht ngadalë dhe fërgojeni edhe anën tjetër.