Patrullimi i një grupi të pjesëtarëve të xhandarmërisë serbe të shoqëruar edhe nga pjesëtarë të KFOR-i në Karaçevë të Kamenicës, shkaktoi shqetësim te banorët e kësaj ane, por edhe u shoqëruar me reagime në Prishtinë.
Mjaftoi një sqarim i KFOR-it përmes një komunikate për media që patrullimi ka qenë i përbashkët që të kthehet normalitetit.
Por për operacione të tillë brenda territorit të Kosovës, KFOR-i duhet të ketë dakordim me institucionet përgjegjëse, tha në një intervistë për Ekonomia Online, zëvendëskryeministrja Albulena Balaj-Halimaj.
“KFOR-i do të duhet të dakordohet ose do të duhet të njoftonte organet kompetente tona që një patrullim i tillë po bëhet andej me pjesën e serbe dhe ne të ishin të informuar”.
“Prandaj gjithçka që do ta kishte informacionin e duhur në kohë të duhur nuk do të krijonte edhe panik, por edhe të deklarata ndoshta të ngutshme nga një palë ose pala tjetër”.