Sot rreth orës 17:00, xhandarmëria serbe me tendencë destabilizimi, janë futur rreth 1 kilometër të brendësi të territorit të Kosovës në fshatin Karaçevë, Komuna e Kamenicës, përcjell InLajmi.
Përmes kamerave të sigurisë shihen 11 pjesëtarë të uniformuar dhe të armatosur që kanë kaluar nëpër parkingun e Restaurant Oxygen, kështu shkruan ndër të tjera pronari i këtij restoranti Adhurim Krasniqi.
Ai kërkon nga Institucionet e shtetit të marrin masa dhe të shtojnë pranin e policisë së Kosovës në këtë zonë.
Përndryshe Krasniqi thotë se jemi të detyruar t’i përgjigjemi këtij provokimi me forcat tona.
Postimi i plotë i tij:
Sot rreth orës 17:00, datë 07.08.2020, xhandarmëria sërbe me tendencë destabilizimi, janë futur rreth 1 km në brendësi të territorit të Kosovës në fshatin Karaçevë Komuna e Kamenicës.
Kamerat e sigurisë kanë kapur 11 pjesëtarë të uniformuar dhe të armatosur që kanë kaluar nëpër parkingun e Restaurant Oxygen që është pronë familjare e jona.
Kërkojmë nga institucionet qendrore që të marrin masa dhe të shtojnë praninë e forcave të sigurise së Republikës së Kosovës në brezin kufitar, perndryshe ne jemi të detyruar që provokimeve të tilla t‘i përgjigjemi me mundësit tona.
Kufijtë janë në përgjegjësi të organeve të sigurisë së shtetit tonë, por pronën dhe tokën tonë nuk tolerojmë të na e shkelë ushtria çetnike sërbe.
Kjo është hera e parë! Për herën e dytë do të jetë ma ndryshe nese nuk merren masa nga shteti ynë./InLajmi/
https://www.facebook.com/adhurim.krasniqi1/videos/3403103249710960/