Në mungesë të kuorumit ka dështuar të mbahet mbledhja e Komisionit Hetimor në lidhje me menaxhimin e pandemisë nga ana e Qeverisë, raporton InLajmi.
Në rendi dite komisioni kishte për shqyrtim planin e punës.
Kryetarja e komisionit, Mimoza Kusari-Lila e ka quajtur të paarsyeshme mungesë e deputetëve.
Përderisa Kuvendi për të premten ka caktuar mbajtjen e dy seancave.
Seanca do të nis në orën 10:30, ku në rend dite është votimi i Propozim-Rezolutës lidhur me menaxhimin e Pandemisë COVID-19, të propozuar nga GP i LVV-së si dhe votimi i rekomandimeve lidhur me menaxhimin e Pandemisë COVID-19, të propozuar nga GP i PDK-së.

Ndërkaq, senaca e re do të nis në orën 11:00 me pikat e zakonshme, deklarime jashtë rendit të ditës dhe pyetje parlamentare, ndërsa më pas pritet të bëhet shqyrtimi i parë i Projektligjit për parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës dhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së.
Po ashtu, deputetët pritet të shqyrtojnë edhe kërkesën e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë për miratimin e Buxhetit të këtij komisioni, si dhe atë të GP të Vetëvendosjes për zëvendësimin e anëtarëve në komisione parlamentare.
Seanca plenare
Rendi i ditës
- Deklarimet jashtë rendit të ditës,
- Pyetjet parlamentare,
- Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit për parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së,
- Zgjedhja e dy (2) anëtarëve të Këshillit Gjyqësorë të Kosovës,
- Zgjedhja e një (1) anëtari të Këshillit Prokurorial të Kosovës nga radhët e fakulteteve juridike të Republikës se Kosovës,
- Zgjedhja e Kryesuesit të Komisionit Shqyrtues të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit,
- Zgjedhja e shtatë (7) anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,
- Shqyrtimi i Propozim-Vendimit për caktimin e pagës së drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të Sekretariatit Ekzekutiv të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,
- Shqyrtimi i kërkesës së Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë për miratimin e Buxhetit të këtij Komisioni,
- Propozimi i GP të LVV për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare./InLajmi/