Të fiksuarit pas iPhonëve të mos mërziten, pasi kompania Apple ka konfirmuar se nuk do të ketë lancim të iPhone të ri në shtator të këtij viti, duke e shtyrë për një moment tjetër. Drejtori i Financës në Apple, Luca Maestri ka thënë për mediat:
“Vitin e kaluar kemi nisur shitjet e modelit të ri iPhone në fund të muajit Shtator, këtë vit presim që të shtyhet më vonë” .
Nuk dihen arsyet e shtryjes, nëse ka ndikuar pandemia e koronavirusit, por thashethemet që nuk do lancohej telefoni i ri në shtator qarkulluan edhe më parë. Mediat shkruajnë se mund të ketë ndikuar edhe shtyrja e lancimit të rrjetit 5G në shumë vende të botës.
Apple ndjek traditën e hedhjes në treg të telefonëve të rinj në muajt shtator, por kjo nuk ndodhi s me modelin e ri iPhone X të prazantuar në shtator 2017 dhe të hedhur në treg në nëntor. Kjo për shkak të disa problemeve me modelin.