Përgatisni recetën speciale të filetos së viçit me petë kulaçi! Pjatë e bollshme, me shije e aromë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Kombinimi i përbërësve është burim i proteinave dhe vitaminave B6 e B12.

Përbërësit

800 gr fileto viçi
1 petë sfoliat
4 domate
1 qepë
4 thelpinj hudhre
1 tufë borzilok
Pak rozmarinë
Pak trumzë (thimo)
Pak vaj ulliri
Pak spec djegës
Kripë
Piper
Udhëzimet
Nisim me përgatitjen e rolesë së mishit. Në një tigan skuqim fileton e viçit me vajin e ullirit, 2 thelpinj hudhre, trumzë dhe rozmarinë.
Pasi të ketë marrë një ngjyrë të errët, e vendosim sipër petës së kulaçit, i hedhim kripë & piper, e mbyllim mirë dhe e pjekim në furrë në temperaturën 170 gradë për 40 minuta.
Nisim përgatitjen e salcës së domates. Vendosim në një tenxhere qepën, hudhrën e mbetur, vaj ulliri, borzilok, kripë dhe piper.
I skuqim për 15 minuta dhe më pas e kalojmë në multi, recetë nga Renato Mekolli.
Vendosim fillimisht salcën në pjatë, dhe sipër saj fileton e viçit.




















