Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka ngushëlluar familjarët e viktimave të fundit si pasojë e koronavirusit, ndërsa ka uruar shërim të shpejtë të gjithë atyre që po luftojnë me këtë sëmundje të rrezikshme që ka prekur pothuajse të gjithë botën përcjell InLajmi.
Ajo ka thënë se gjenerata të tëra jemi rritur duke sakrifikuar, kemi luftuar dhe duke pasur edhe durimin se ditë të mira.
Bajrami ka thënë se luftë me këtë sëmundje që edhe për këto ditë të Bajramit, lutuni që kjo pandemi të kalojë dhe t’i kthehemi normalitetit dhe ta fitojmë këtë nuk po kursen askënd.
Postimi i plotë i saj:
Sakrifikoni edhe për këto ditë të Bajramit
Një pjesë e qytetarëve të Kosovës po e presin festën e sakrificës, Kurban Bajramin, pa një pjesë të familjarëve të tyre që kanë humbur jetën nga COVID-19. Qindra të tjerë po përballen me këtë sëmundje të panjohur nëpër spitalet tona.
Prandaj, kërkoj prej secilit qytetar, prej secilës grua dhe burrë, secilit prind që të shtoni kujdesin dhe të festojnë Bajramin duke respektuar këshillat shëndetësore për të luftuar COVID-19.
Gjenerata të tëra jemi rritur duke sakrifikuar, kemi luftuar dhe duke pasur edhe durimin se ditë të mira do të vijnë për Kosovën dhe mbarë njerëzimin. Andaj, edhe për këto ditë të Bajramit, lutuni që kjo pandemi të kalojë dhe t’i kthehemi normalitetit dhe ta fitojmë këtë luftë me këtë sëmundje që nuk po kursen askënd.
Ngushëllimet e mija më të sinqerta të gjithë atyre që kanë humbur më të dashurit e tyre nga COVID-19.
Shërim të shpejtë të gjithë atyre që po luftojnë me virusin.
Kujdes e higjienë për të gjithë të ne tjerët.
Hykmete Bajrami. /InLajmi/