Në SHBA numri i të vdekurve nga virusi i tmerrshëm e ka kaluar shifrën e 150 mijë.
Në total në SHBA janë infektuar me COVID-19 4,426,982 persona nga të cilët kanë humbur jetën 150,713.
Sipas ‘New York Times’ 21 shtete në SHBA janë quajtur si ‘zonë e kuqe’ për shkak të rritjeve të larta të të infektuarve, transmeton lajmi.net.
Deri tani numri i të infektuarve në mbarë botën ka arritur në 17,033,048 nga të cilët kanë vdekur 667,084.