Që prej fillimit të pandemisë së COVID-19, në Shqipëri janë shfaqur edhe raste të ri infektimit. Shefja e Shërbimit të Epidemiologjisë në ISHP, Eugena Tomini thotë se janë edhe janë raste sporadike të rishfaqjes së infeksionit tek personat që e ka kaluar Covid dhe ata po e kalojnë më lehtë sëmundjen.
“Janë shfaqur disa raste të veçuara, sporadike për sa i përket rishfaqjes së Covid në personat që e kanë kaluar sëmundjen. Por e ritheksoj në 2-3 raste të veçuara nuk mund të ndahet me thikë. Them nuk mund të ndahet nëse është një riekspozim sërish i personit me Covid-19 apo është një riakutizim i mbetjeve që mund të ketë lënë Covid”.
E ndërsa Tirana vijon me shifra të lartë infektimesh, në qytetet bregdetare shihet një numër më i ulët i përhapjes së koronavirusit.
“Edhe në Bashkitë ku ka shfrytëzim turizmi, ku kemi turizmin veror, ku kemi plazhet, sigurisht që kemi raste por jo një transmetim të dendur, komunitar, siç ndihet për shembull në Tiranë, siç ndihet në Durrës, apo siç ndihet edhe në Shkodër”, përcjell TVKlan.
Shifrat e larta me koronavirus, sipas Tominit, nuk janë vala e dytë e Covid-19.