Milot Rashica ka dhënë një intervistë të gjatë në emisionin “NIN” në Klan Kosova.
Ylli kosovar i Werder Bremenit ka zbuluar detaje të shumta për jetën dhe karrierën e tij.
Vushtrriasi deklaroi se ndihmon gjithnjë miqtë e tij në Vushtrri, të cilët i kishte bashkëlojtarë tek Llamkos Kosova.
“Ne kemi sponsorë të këpucëve në Werder dhe sa herë që dalin modele të reja, lojtarët i gjuajnë modelet e vjetra. Unë iu them të mos i gjuajnë, leremni mua këtu, unë i marrë. Ua mbledhi të gjithëve dhe i sjelli në Vushtrri, ku ua dhurojë miqëve të mijë futbollistë”, u shpreh Rashica.