Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së i ka bërë thirrje publike Qeverisë, që të përkrahë bizneset me lehtësia fiskale, përcjell InLajmi.
Ai tha se parandalimi i përhapjes së pandemisë bëhet nëse ju japim atyre përkrahje direkte financiare për implementimin e masave mbrojtëse.
Postimi i plotë i tij:
Shpëtojmë vende pune duke i përkrahur me lehtësira fiskale, siç është norma e diferencuar e TVSH-së, linjë të veçantë të subvencioneve për 7000 biznese të gastronomisë dhe subvencionim të punësimit në këtë sektor. Gjithashtu e parandalojmë përhapjen e pandemisë nese ju japim përkrahje direkte financiare për implementim të masave mbrojtëse. Grupi jone parlamentar, në kuadër të subvencionimeve për këtë sektor, propozon vazhdimin e subvencionimit të qirave dhe pagave deri në Dhjetor të këtij viti./InLajmi/