Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, pas miratimit të rishikimit të buxhetit sot në Kuvendin e Kosovës ka falënderuar deputetët, që me votën e tyre sot ia dhanë dritën e gjelbër Qeverisë së Kosovës për aplikimin e masave për rimëkëmbjen ekonomike, përcjell InLajmi.
Hoti ka thënë se përfitues do të jenë qytetarët dhe bizneset.
Po ashti ai ka shtuar se sa më parë do të nisim zbatimin e masave për rimëkëmbje ekonomike
Postimi i plotë i tij:
Urime të gjithëve për miratimin e rishikimit te buxhetit. Falënderoj deputetët e koalicionit qeverisës dhe të opozitës, që me votën e tyre sot ia dhanë dritën e gjelbër Qeverisë së Kosovës për aplikimin e masave për rimëkëmbje ekonomike, ku përfitues do të jenë qytetarët dhe bizneset.
Sa më parë do të nisim zbatimin e masave për rimëkëmbje ekonomike, duke garantuar transparencë të plotë dhe koordinim me të gjithë akterët e tjerë, komunat, odat ekomomike, partnerët zhvillimorë etj. /InLajmi/