Kryetari i Komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri ka njoftuar se pas lajmit të publikuar për ndalimin e faljes së namazit të Kurban Bajramit në xhamia, ka kërkuar nga Myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, shqyrtimin e mundësisë së lejimit të faljes në sheshin e Mitrovicës, përcjell InLajmi.
Ai tha se ne si institucion komunal në bashkëpunim me degën e BIK-ut në Mitrovicë, jemi të gatshëm t’i bëjmë gjitha përgatitjet e nevojshme që falja e namazit të Kurbam Bajramit të organizohet në sheshin e Mitrovicës.
Kjo do të bëhet duke respektuar rekomandimet e IKSHP-së për mbajtjen e distancës sociale prej 1.5 metra përmes vendosjes së pikave, bartjes së maskave dhe materialit dezinfektues./InLajmi/