Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Agon Batusha ka shkruar se situata me koronavirus ka dalë jashtë kontrollit, përcjell InLajmi.
Ai ju ka referuar 5 vdekjeve nga koronavirusi, që kanë ndodhur brenda dy orësh në Spitalin e Gjakovës.
Deputeti madje tha se kjo Qeveri është pajtuar me vdekjen, duke apeluar kujdes tek qytetarët dhe duke kërkuar ta mbajnë higjienën.
“Ruajeni veten aman! Shmangni daljet e panevojshme, mbani maskën në çdo moment dhe mbani higjienën personale” ka shkruar ai./InLajmi/