Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, ka vizituar Spitalin Rajonal të Mitrovicës, ku u informua për kapacitetet e kësaj qendre për trajtimin e pacientëve me COVID-19, përcjell InLajmi.
Me këtë rast, dorëzuan edhe autoambulancën e cila ishte nevojë urgjente e kësaj qendre spitalore.
Prioritet kemi luftën kundër COVID-19, andaj po bëjmë çmos që të rrisim kapacitetet edhe këtu, në mënyrë që jo vetëm pacientët e Mitrovicës, por edhe ata të komunës së Skenderajit e të Vushtrrisë të trajtohen këtu, pa pasur nevojë të shkojnë në Prishtinë për trajtim!
Me këtë, ne ndihmojmë banorët dhe njëkohësisht i japim mundësi QKUK-së që të shkarkohet nga numri i madh i pacientëve që kërkojnë shërbime nga të gjitha anët e Kosovës./InLajmi/