Drejtori i Inspektoratit në Komunën e Prishtinës i ka thënë se në takimin që ka zhvilluar me kryeministrin Avdullah Hoti, janë dakorduar që Inspektorati Lokal dhe ai Qendror, të mbikëqyrin zbatimin e masave anti-covid në teren, përcjell InLajmi.
Tahiri ka thënë se deklaratat e kryeministrit nuk kanë qenë për inspektorët lokal.
“Unë kam reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Hoti, sepse më është dukur e padrejtë, mirëpo e kam kuptuar që nuk ka qenë fjala për Inspektorët e nivelit Lokal. Kësisoj kemi vazhduar koordinimin me kryeministrin Avdullah Hoti, dhe jemi dakorduar që Inspektorati Lokal dhe ai Qëndror, të arrijnë të mbikqyrin zbatimin e masave anti-covid në teren”, shtoi Tahiri.
Tahiri tha se nuk do ti komentojë masat dhe vendimet e qeverisë, teksa shton se së bashku me Inspektorët janë duke e mbikëqyrur në vazhdimësi punën në teren.
Për shkak të numrit të vogël të Inspektorëve, Tahiri u shpreh se janë duke u angazhuar maksimalisht në zbatimin e masave në teren.
“Ne me gjithë Inspektorët tanë jemi në vazhdimësi në teren edhe në ndërrimin e parë edhe poashtu në të dytin, në mënyrë që të arrijmë në secilin cep të Prishtinës në mbikëqyrjen e zbatimit të këtyre masave. Meqë jemi numër i vogël i Inspektorëve në secilin institucion jemi në vazhdimësi duke kërkuar koordinim të cilin po shpresojmë se do ta arrijmë , që të punojmë bashkërisht në teren. Inspektorët janë ata që kanë qenë edhe para pandemisë, por angazhimi i tyre është maksimal dhe secili prej tyre e tejkalon orarin e punës dhe e jep maksimumin që ti mbikëqyrin sa më mirë zbatimin e masave”, shtoi ai.
Drejtori i Inspektoratit, Tahiri theksoi se janë shqiptuar qindra gjoba për personat që nuk i respektojnë masat nga qeveria, të cilat po ndryshojnë nga minuti në minut kështu që nuk ka ndonjë shifër të saktë./InLajmi/
https://vimeo.com/442603603