SHBA ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit me COVID-19.
Të paktën 61.660 infeksione të reja me koronavirus dhe 1.244 vdekje të lidhura me virusin u konfirmuan në Shtetet e Bashkuara të martën, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.
Numri i rasteve kumulative të SHBA tani qëndron në 4,351,997, përfshirë 149,256 vdekje, transmeton lajmi.net.
Në total përfshihen raste nga të 50 shtetet, Rrethi i Kolumbisë dhe territoret e tjera të SHBA, si dhe raste të riatdhesuara.