Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për aprovimin e shtesave mujore prej 300 eurosh për personelin shëndetësor i cili ka qenë i ekspozuar në luftën kundër koronavirusit, raporton InLajmi.
Ky vendim është marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë.
Shtesat mujore prej 300 eurove, të aprovuara nga qeveria e Kosovës janë për muajin korrik dhe gusht.
Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami tha se janë përcaktuar qartë kriteteret për mjekët dhe infermierët të cilët janë marrë direkt me trajtimin e pacientëve me koronavirus.
Bajrami bëri të ditur se mjetet do të merren në muajin gusht, në formë retroaktive për 2 muajt./InLajmi/