Me qëllim të zbatimit të vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës që qytetaret të vendosin maska sa po të dalin nga shtëpit e tyre, sot Inspektoriati i Komunës së Skenderajt, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë bërë ndalimin e qyetetarëve të cilët kanë frekuentuar vendet publike pa maska, përcjell InLajmi.
Gjatë këtij inspektimi qytetarët janë këshilluar dhe u është terhequr vërejtja që të vendosin maskat, në mënyrë që të mbrojnë njeri-tjetrin nga rreziku i mundshëm i infektimit me virusin COVID-19.
Qytetarë të dashur, virusi është në mesin tonë andaj parandalimi i tij duke respektuar masat por edhe këshillat e ardhura nga Instituti i Shëndetësisë Publike është më se jetike.
Kujdesuni për me të dashurit e juaj duke i respektuar këto masa, sepse vetëm duke parandaluar do të arrijmë ta kalojmë më lehtë këtë situatë./InLajmi/