Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka njoftuar se ka ndaluar therjen e kafshëve në çfarëdo mjedisi të hapur apo të mbyllur, përveç në mjediset e autorizuara për therjen e kafshëve, përcjell InLajmi.
Ajo gjithashtu ka ndaluar pjesëmarrjen fizike të qytetarëve në të gjitha ceremonitë dhe veprimtaritë fetare në tërë territorin e Republikës së Kosovës.
Qeveria gjithashtu ka marrë vendim të ndalohet grumbullimi I më shumë se 5 personave në parqe apo shesh./InLajmi/