Shumë prindër, gjatë pandemisë, shqetësim të madh i kishin fëmijët, për të cilët kujdeseshin vet teksa çerdhet ishin mbyllur, përcjell InLajmi.
Por, Qeveria nga sonte ka nënshkruar vendimin që e lejon hapjen e çerdheve, si ato publike edhe ato private.
“Ushtrimi i veprimtarisë së çerdheve publike dhe private në tërë territorin e Republikës së Kosovës lejohet pas vlerësimit dhe mbikëqyrjes nga autoritetet komunale, në përputhje me Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19”, thotë njoftimi i Qeverisë./InLajmi/