Kreu i PDK-së Kadri Veseli i cili është infektuar me koronavirus, ka folur për gjendjen e tij shëndetësore, përcjell InLajmi.
Ai ka thënë se është mirë dhe është vetëizoluar.
“Ju falënderoj nga zemra për kujdesin dhe mesazhet inkurajuese që po më dërgoni këto ditë gjatë ballafaqimit me covid-19”
“Dua të ju informoj se unë jam shumë mirë me shëndet dhe deri në shërim të plotë do të qëndroj në vetizolim” shkroi Veseli në facebook.
Ai tha se mezi po pres të rikthehem në aktivitete dhe shumë punë të mira në Partinë Demokratike të Kosovës./InLajmi/