Ish-ushtari i UÇK-së, Gani Geci, duke folur për krimet e luftës për të cilat, Serbia ende nuk ka paguar, u shpreh se familja e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, nuk ka derdhur asnjë pik gjak, gjatë luftës.
Geci ka thënë se familja e tij po linçohet për të pavërteta.
Unë nuk e lëshoj këtë vend kurrë. Kam dhënë shumë për këtë vend. Linçimi ndaj meje dhe familjes sime për të pavërteta është i papranueshëm”, tha ai.
“Sa anëtarë të familjes i ka pasur Thaci në luftë. Shtëpia e Thacit nuk ka derdhur asnjë pikë gjak për këtë vend. Ka familje të dëshmorëve që për 100 vite luftë me Serbinë kanë humbur mbi 20 meshkuj. Ndoshta edhe më shumë. Ku janë sot ata?, u shpreh Geci në T7.
“Thaci kishte të drejtë të thotë në gjykatë se Glauk Konjufca dhe Albin Kurti janë prapa organizatës “Syri i Popullit”. Pse nuk kam të drejtë unë të kërkojë drejtësi për të vrarët?”, shton ai.