• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Wednesday, 2 July, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Bislimi: Me qeverinë Kurti vendi filloi të përmendet ndërkombëtarisht në luftimin e pandemisë

J G nga J G
28 July 2020
në KRYESORE, Politikë
0 0
0
Bislimi: Me qeverinë Kurti vendi filloi të përmendet ndërkombëtarisht në luftimin e pandemisë
0
SHPERNDARJE
51
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-ministri i Financave nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi ka komentuar masat e ndërmarra nga qeveria Kurti sa ishin në kry të qeverisë, përcjell InLajmi.

Bislimi përmes një postimi në rrjetin social Facebook tha se Qeveria Kurti kishte filluar me masat e kufizimeve në lëvizje dhe aktivitetin ekonomik në mes të marsit të këtij viti, me synim të përballjes sa më efikase me pandeminë COVID-19.

Ai poashtu tha se Ministria e Financave menjëherë filloi punën për dizajnimin e një pakoje emergjente fiskale. Qëllimi i pakos ishte adresimi dhe asistenca e të gjitha kategorive shoqërore që pritej të ndikoheshin nga pandemia.

Postimi i plotë i tij:

PAKO EMERGJENTE DERI NË TEJKALIM TË SITUATËS EMERGJENTE

Qeveria Kurti kishte filluar me masat e kufizimeve në lëvizje dhe aktivitetin ekonomik në mes të marsit të këtij viti, me synim të përballjes sa më efikase me pandeminë COVID-19. Të vetëdijshëm se këto vendime të qeverisë krahas suksesit në mbajtjen në kontroll të përhapjes së virusit Corona, Ministria e Financave menjëherë filloi punën për dizajnimin e një pakoje emergjente fiskale. Qëllimi i pakos ishte adresimi dhe asistenca e të gjitha kategorive shoqërore që pritej të ndikoheshin nga pandemia.

Për Qeverinë Kurti ishte me rëndësi që të ndihmoheshin këto kategori, me idenë që të njëjtat ta kalojnë këtë periudhë sa më lehtë:

1. Shtresat sociale (përfshi pensionistët me të hyra mujore nën 100 euro si dhe familjet pa asnjë të ardhur) të cilët do të ishin të goditurit e parë të masave kufizuese dhe ngritjes spekulative të çmimeve. Përfituesve të ndihmave sociale, rreth 100.000 individëve iu dyfishuan beneficionet e sistemit social; pensionistëve me shumë mujore të pensionit deri në 100 euro, rreth 167.000 persona, iu ndanë nga 30 euro shtesë, kurse për familjet pa asnjë të ardhur u dizajnua masa e 15 që mundësonte përfitim mujor në shumën e 130 eurove (fillimisht për tre muajt e parë, e pastaj kalim gradual në skemën sociale).

2. Punëtorët, të cilët mund të përballeshin me largime nga puna. U ndanë mjete të mjaftueshme për afërsisht 75% të kontigjentit aktiv të fuqisë punëtore në sektorin privat, dhe po ashtu u synua ulja e informalitetit përmes masës 14. Nga këto masa përfituan mbi 160.000 punëtorë të sektorit privat.

3. Ndërmarrjet private përmes shtyrjes së afateve për shlyerje të obligimeve tatimore, shtyrje të afateve për kthim të kësteve të kredisë, mbështetje prej 200 euro brutto për mbulimin e një pjese të kostos së fuqisë punëtore, mundësinë e mbulimit të gjysmës së kostos së qerasë, dhe po ashtu edhe u vendos për instrumentet e asistimit financiar përmes Fondit Kosovar për Garantim të Kredive. U inkurajuan bizneset që të ruajnë fuqinë punëtore dhe rrjedhimisht kishte shumë pak largime nga puna.

4. Ndërmarrjet në sektorin publik u ndihmuan me subvencione qeveritare. Pa këtë mbështetje, disa ndërmarrje si përshembull Trepça, Telekomi apo Posta e Kosovës do ta kishin pasur shumë të vështirë vazhdimin e operimit.

5. U ndanë 10 milionë euro mbështetje shtesë për komunat në mbulimin e kostos së masave të tyre në përballje me pandeminë.

6. U ndanë mjete shtesë për fermerë, artistë, sportistë, minoritete dhe ndërmarrje eksportuese.

Pakoja emergjente u dizajnua në afat shumë të shpejtë prej 10 ditësh dhe e njëjta u aprovua nga qeveria në fillim të muajit prill. Në atë periudhë kur sapo kishin kaluar dy javët e para të masave kufizuese, dihej shumë pak për natyrën e virusit, dhe pakkush mund të spekulonte për kohëzgjatjen e masave për ta futur atë nën kontroll. Po ashtu, brenda shumë pak kohe u dizajnuan edhe udhëzimet për zbatim të masave, u caktuan ministritë implementuese, dhe u përgatitën formularët dhe platformat për aplikim. Duke parë gabimet evidente gjatë aplikimit dhe me synim që krahas shfrytëzimit më nikoqirllëk të parasë publike, të garantohet edhe mosdëmtimi i bizneseve që plotësojnë më gabime formularët, iu dha kohë bizneseve deri me datën 15 maj të dorëzojnë e më pastaj edhe korigjojnë aplikacionet e tyre.

Pritjet reale ishin që luftimi i pandemisë do i merrte vendit jo më shumë se 2 muaj të plotë, dhe aty në gjysmën e dytë të muajit maj, ekonomia do të mund të fillonte me rigjallërimin.

Edhe pse Kuvendi i Republikës së Kosovës vendosi ta sabotojë pakon emergjente duke mos pranuar që të njëjtën ta akomodojë brenda buxhetit të vendit për vitin 2020, Ministria e Financave gjeti opsionet për financim të secilës masë dhe rrjedhimisht gjithçka po ecte mirë.

Duke filluar nga Maji, Qeveria Kurti, me rekomandim nga IKSHP-së, filloi me zbutjen graduale të kufizimeve, si përgjigje ndaj rezultateve shumë të mira në terren (gjithnjë duke përcjellë nga afër implementimin e lehtësimeve nga ana e IKSHP-së). Numri i të vdekurve mbeti shumë i ulët, infektimet e reja ranë në numra njëshifror, dhe relativisht shpejtë numri i të shëruarve tejkaloi për disa herë atë të të infektuarve aktiv. Vendi filloi të përmendet ndërkombëtarisht si rast ekstrem i luftimit të suksesshëm të pandemisë dhe tejkalimit të saj me kosto minimale ekonomike.

Paralel me suksesin në rrafshin shëndetësor, u ndërmorën edhe disa veprime:

1. Filloi dizajnimi i pakos së rimëkëmbjes si punë ekipore e disa institucioneve (Zyra e Kryeministrit; Ministria e Financave dhe Transfereve; MEPTINIS; Ministria e Bujqësisë; Banka Qendrore e vendit; Fondi Kosovar për Garantimin e Kredive; Odat Ekonomike; ekspertë vendor nga fusha e ekonomisë dhe drejtësisë). U parapa një intervenim në vëllimin e 1.26 miliardë eurove, nga të cilat 195 euro për mbulim të rrezikut bankar; 105 milionë euro për mbulim të interesit bankar; 162 milionë euro grante; dhe pjesa e mbetur prej 800 milionë euro do të vinte nga sistemi bankar. Drafti i Pakos u shpërnda tek të gjithë grupet e interesit për të marrë komentet e tyre, dhe brenda një jave nuk kishte as edhe një koment negativ apo mospajtues.

2. U negociuan shumat e nevojshme në kredi dhe grante nga Banka Botërore; Fondi Monetarë Ndërkombëtarë, Bashkimi Evropian; Banka Zhvillimore e Këshillit të Evropës; BERZH dhe Trusti Pensional i Kosovës. Kësisoj u siguruan mjetet e nevojshme për të mbuluar si uljen e pritshme të të hyrave buxhetore; pakon emergjente dhe atë të rimëkëmbjes ekonomike.

3. U vendos mbulimi i kostos së kartonit të gjelbër, meqë qetësimi i situatës nga pandemia, pritej të përcillet me ardhje më masive të mërgatës, çka garantonte rimëkëmbje të shpejtë të ekonomisë, përfshi këtu edhe intensifikimin e aktivitetit në Aeroportin Ndërkombëtarë “Adem Jashari”.

Me gjithë këtë, Kosova ecte sigurtë drejt një rasti shembull në përballjen me situatën emergjente.

Pastaj ndodhi 3 qershori dhe gjithçka mori teposhtëzën me një ritëm pashpjegueshëm të shpejtë. Implementimi i pakos emergjente u ndalë, me arsyetimin joserioz se mungojnë mjetet. Arsyetimi është joserioz, meqë në fillim të qershorit, ne kishim identifikuar mjetet të cilat do të viheshin në përdorim për implementimin komplet të pakos. Sistemi shëndetësor dështoi komplet në menaxhimin e shëndetësisë, dhe vendi filloi të ngjitej shpejtë dhe sigurtë nga vendi i fundit drejt kreut të tabelës që regjistronte infektimet e reja dhe të vdekurit nga pandemia. Masat lehtësuese dhe kufizuese filluan një rotacion krejtësisht të pakuptimtë, ku hapeshin diskotekat e pishinat, kurse mbylleshin çerdhet, e pastaj në kulm të statistikave ndodh e kundërta. Nga testimet në shtëpi, përfshirë edhe ndjekjen e kontakteve, kaluam në testime masive (me sy). Kosova u bë shembull ndërkombëtarë i dështimit të politikës në përballje me pandeminë, vendi u rankua si vatër e rrezikshme e përhapjes së virusit. Kostoja e kartonit të gjelbër nuk u diskutua kurrë më, kurse mërgata e pati gati të pamundur ardhjen në Kosovë. Si përfundim krahas dështimit kolosal të qeverisë në shëndetësi, një numër i madh i bizneseve po e ka të pamundur të këndellet, kurse pagesat nga pakoja emergjente nuk po u shpërndahen ende.

Në Qeverinë Kurti, pakoja emergjente ishte dizajnuar si një urë kaluese drejt një normalizimi të pritur pas rreth dy muajsh. Bizneset dhe qytetarët do të ndihmoheshin në këtë fazë, e pastaj menjëherë pas normalizimit do të fillonte ndërhyrja e mirëfilltë makroekonomike edhe atë si me politika fiskale ashtu edhe monetare. Ndërhyrje kjo që do të mund të stabilizonte aktivitetin ekonomik të vendit.

Në ndërkohë situata ka ndryshuar. Është e palogjikshme që qeveria e tanishme të flas për pakon e rimëkëmbjes dhe fillimin e implementimit të saj përderisa bizneset ende operojnë brenda një kornize plot e përplot kufizimesh. Në këtë fazë, është evident një boshllëk i madh mes pakos emergjente dhe asaj të rimëkëmbjes, andaj kalimi nga njëra pako në tjetrën, në mënyrën si janë të dizajnuara, do të ishte i pamjaftueshëm dhe shumë i dëmshëm.
Një qeveri e përgjegjshme do të duhej të ndërmerrte këto masa, edhe pse rikuperimi i dëmeve që i ka shkaktuar në vetëm 50 ditë operimi të deritanishëm duket iluzor.

1. Duhet të vazhdojë deri në relaksimin komplet të masave kufizuese implementimi i masave 1, 2, 3, 6, 8, 9; 14 dhe 15 të pakos emergjente fiskale. Kjo nënkupton që përfituesit e ndihmave sociale duhet të vazhdojnë të marrin dyfishin e beneficioneve mujore deri në ditën e fundit të ekzistimit të masave kufizuese. Deri në të njejtën ditë do të duhej të vazhdonte edhe pagesa e 30 euro shtesë për pensionistët; 170 euro për punëtorët (përfshirë këtu edhe ata që janë lajmëruar në dy muajt e parë të pandemisë); 130 euro për të punësuarit e rinjë dhe familjet pa asnjë të ardhur mujore; 300 euro shtesë për stafin shëndetësor dhe atë të sigurisë; të vazhdojnë projektet që mbështesin pjesëtarët e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptianë;

2. Pakoja e Rimëkëmbjes e përgatitur nga kjo Qeveri duhet të rishikohet komplet në mënyrë që ajo të reflektojë situatën që e ka krijuar kjo qeveri (përfshirë edhe përkeqësimet e mëtejme të mundshme si rezultat i keq menaxhimit, e për të cilin besoj fuqishëm që është i qëllimshëm).

3. Të kërkohet me agresivitet mbështetje e shtuar financiare ndërkombëtare, meqë me këto statistika që i kemi peshqesh nga kjo qeveri, një shtet i vogël dhe i varfër si Kosova e ka të pamundur rikuperimin e shpejtë pa mbështetje të fuqishme financiare nga jashtë. Natyrisht se kjo nuk mund të bëhet pa vendosur fillimisht në krye të sistemit shëndetësor dikë me minimum të kompetencës dhe përgjegjësisë, në mënyrë që të dëshmohet një minimum i seriozitetit.

4. Të shmanget rrezikimi i kursimeve pensionale si masa e vetme dhe skjashmërisht e pamenduar e intervenimit, ku qytetarëve u kërkohet që të dalin vetë nga situata duke i shpenzuar kursimet e pleqërisë së tyre. Nëse qeveria mendon se rritja e kërkesës agregate është e domosdoshme në këtë periudhë, atëherë duhet të drejtojë sytë drejt alternativave të shumta që ekzistojnë e jo ta bëjë këtë duke sakrifikuar të ardhmen e fuqisë punëtore./InLajmi/

Tags: Albin KurtiAvdullah HotiBesnik BislimiPakoja e emergjenteqeveria
Postimi i mëparshëm

Ndërrojnë jetë 4 pacientë në Spitalin e Gjakovës

Postimi tjetër

Hoti: Jemi koordinuar plotësisht me SHBA-në për dialogun në Bruksel

Të ngjajshme Postime

Prattipati në 249-vjetorin e pavarësisë: E kuptojmë rrugëtimin e Kosovës – historia juaj ngjan me tonën
KRYESORE

Prattipati në 249-vjetorin e pavarësisë: E kuptojmë rrugëtimin e Kosovës – historia juaj ngjan me tonën

1 July 2025
Bllokohet rruga drejt Jarinjës nga qytetarë serbë
KRYESORE

Bllokohet rruga drejt Jarinjës nga qytetarë serbë

1 July 2025
Çitaku: Ftesa e Kurtit ishte farsë, ai takimin e cilësonte kompromis
Politikë

Çitaku: Ftesa e Kurtit ishte farsë, ai takimin e cilësonte kompromis

1 July 2025
Çitaku: Kurti po i ndëshkon qytetarët se nuk ia përmbushën dëshirën për 500 mijë vota
KRYESORE

Çitaku: Kurti po i ndëshkon qytetarët se nuk ia përmbushën dëshirën për 500 mijë vota

1 July 2025
Ambasada gjermane i kërkon Kurtit të mos i ndërtojë urat mbi Ibër: Të adresohen sfida shumë më urgjente
KRYESORE

Ambasada gjermane i kërkon Kurtit të mos i ndërtojë urat mbi Ibër: Të adresohen sfida shumë më urgjente

1 July 2025
Kurti: Gjithmonë jam për ura bashkëpunimi, kush ka dilema të më kontaktojë
KRYESORE

Kurti: Gjithmonë jam për ura bashkëpunimi, kush ka dilema të më kontaktojë

1 July 2025
Postimi tjetër
Hoti: Jemi koordinuar plotësisht me SHBA-në për dialogun në Bruksel

Hoti: Jemi koordinuar plotësisht me SHBA-në për dialogun në Bruksel

Lajmet e fundit

Çfarë ka ndodhur më 27 prill ndër vite?

Çfarë ka ndodhur me 2 korrik ndër vite?

2 July 2025
Japrakë me mish të grirë – Receta e lehtë me shije të mrekullueshme

Japrakë me mish të grirë – Receta e lehtë me shije të mrekullueshme

2 July 2025
Moti në Kosovë, me diell

Pritet të kemi mot kryesisht me diell dhe të nxehtë veror

2 July 2025
Martesa / Si ndikon ky vendim jetësor në psikologjinë dhe mirëqenien e njerëzve?

Martesa / Si ndikon ky vendim jetësor në psikologjinë dhe mirëqenien e njerëzve?

1 July 2025
Prattipati në 249-vjetorin e pavarësisë: E kuptojmë rrugëtimin e Kosovës – historia juaj ngjan me tonën

Prattipati në 249-vjetorin e pavarësisë: E kuptojmë rrugëtimin e Kosovës – historia juaj ngjan me tonën

1 July 2025
Mbyllet zyrtarisht “USAID”, mbi 14 milionë persona mund të vdesin nga mungesa e ndihmave

Mbyllet zyrtarisht “USAID”, mbi 14 milionë persona mund të vdesin nga mungesa e ndihmave

1 July 2025
Reali çon Zonjën e Vjetër në shtëpi, e vetë niset për në çerekfinale të Botërorit

Reali çon Zonjën e Vjetër në shtëpi, e vetë niset për në çerekfinale të Botërorit

1 July 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu