ZV.kryeministrja Albulena Balaj Halimaj, ka zhvilluar sot një takim virtual me deputeten Shqiptare në Parlamentin e Republikës së Kroacisë, znj. Ermina Lekaj Prljaskaj, të cilën e uroi përzemërsisht për rizgjedhjen e saj të tretë si Deputete e Parlamentit Kroat, përcjell InLajmi.
Ajo tha se Znj. Lekaj – Prljaskaj e njoftova për aktualitetin politik në Kosovë, me theks të veçantë diskutuam për situatën pandemike me të cilën po përballet jo vetëm Kosova, por e gjithë bota, njëkohësisht diskutuam për iniciativa të veçanta të deputetes, të cilat presim të realizohen pas pandemisë.
Balaj-Halimaj Falenderoj deputeten për iniciativa të tilla, për të cilat do ta ketë mbështetjen tonë të plotë si Qeveri e Republikës së Kosovës./InLajmi/