Që nga muaji mars e deri më sot, në Kosovë janë infektuar me koronavirus 756 profesionistë shëndetësorë, përcjell InLajmi.
Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se deri më tani janë 7 mijë e 413 persona të prekur me koronavirus në vend.
Në mesin e tyre janë edhe 756 profesionistë shëndetësorë të cilët janë infektuar me koronavirus.
Kështu ka bërë të ditur vetë IKSHPK-ja, ku në profilin zyrtar në rrjetin social Facebook, ka publikuar një fotografi.
“Së bashku, ti ndihmojmë punëtorët shëndetësorë! Barte maskën, ruaje distancën, mbaje higjienën”, është porosia e kësaj fotografie nga IKSHPK-ja./InLajmi/