Numri total i rasteve pozitive me koronavirus në vend është 7.652 raste nga 35.121 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 192 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese, përcjell InLajmi.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 102 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 4.129 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.331.
Maskat mbeten obligative, teksa rekomandohet ta mbajmë higjienën dhe t\i pastrojmë duart./InLajmi/