Një 16 vjeçare nga Fushë Kosova është shtruar në repartin e gjinekologjisë në Prishtinë e cila sipas mjekëve ishte shtatzënë, përcjell InLajmi.
Siç njofton Policia e Kosovës lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari, i cili bashkëjetonte me të.
Rr. Meshari, Fushë Kosovë 27.07.2020-15:00. Është raportuar se viktima e mitur femër kosovare ishte shtruar në repartin e gjinekologjisë në Prishtinë e cila sipas mjekëve ishte shtatzënë. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, ndaj të cilit me urdhër të prokurorit është iniciuar lënda e rastit dhe pas intervistimit i njëjti është liruar në procedurë të rregullt, thuhet në raportin e policisë./InLajmi/