Disa ditë më parë, një ngjarje tronditi Kamenicën, ku një grua u vra nga bashkëshorti i saj, i cili tashmë është në paraburgim, përcjell InLajmi.
E në shenjë proteste për ngjarjen që ndodhi ditën e shtunë, ku një grua humbi jetën si pasojë e dhunës në familje, kryetari i Komunës, Qëndron Kastrati ka ftuar të gjithë qytetarët, që sonte në ora 21:00 t’i fikin dritat për një minut.
“Bashkohuni edhe ju në thirrjen e Grupit të Grave të Komunës së Kamenicës, kundër dhunës në familje” shkroi Kastrati në Facebook./InLajmi/