Kryetari i Komunës së Drenasit ka njoftuar se mbrëmë pas disa problemeve shëndetësore ka kërkuar ndihmë mjekësore, përcjell InLajmi.
Pas dyshimeve është testuar për koronavirus dhe është në pritje të rezultateve, e gjatë kësaj kohe ai do të futet në vetëizolim.
Postimi i plotë i tij:
Të nderuar qytetarë,
Mbrëmë kam pasur shqetësime shëndetësore dhe kam kërkuar ndihmë mjekësore në Drenas. Pas përkujdesjes, kam bërë edhe testin për covid-19, në Klinikën Infektive.
Jam në pritje të rezultateve.
Deri në marrjen e rezultateve, jam vetizoluar.
Respektoni udhëzimet e IKShPK, bartni maskën, ruani distancën, mbani higjienën!/InLajmi/