Presidenti i vendit Hashim Thaçi sot ka vizituar familjen e komandantit Mujë Krasniqi në Klinë, përcjell InLajmi.
Ai ka postuar një foto me babain e Mujës dhe Aliut, axhën Halil dhe Shpëtimin, ushtar i Kosovës dhe djalë i bashkëluftëtarit Beqir Gashi.
“ Kënga dhe pushkët e Mujës dhe Beqës nuk u ndalën asnjëherë deri sa ranë heroikisht për lirinë e popullit tonë. Krenar me prindërit dhe fëmijët e heronjve të kombit” shkroi Thaçi krahas fotos në Facebook.
Ajo që ra në sy në postim ishte maska e presidentit i cili tash e sa ditë po kritikohet se po del në vende publike dhe nuk po i respekton masat e Qeverisë./InLajmi/