Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka dhënë një mesazh për qytetarët qysh në mëngjes, përcjell InLajmi.
Kosova që nga muaji mars është duke u përballur me koronavirus, mirëpo në muajin korrik situata është vështirësuar edhe më shumë.
Duke e parë që qytetarët nuk po i respektojnë masat kundër përhapjes së koronavirusit, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë apel te qytetarët që të respektojnë tri masat mbrojtëse, të cilat janë bazike për mospërhapjen e koronavirusit.
“Barte maskën, ruaje distancën, mbaje higjienën”, janë tri këshillat e IKSHPK-së që u publikuan edhe këtë mëngjes, drejtuar qytetarëve./InLajmi/


















