Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka reaguar pas rasteve të reja me koronavirus në vend dhe konkretisht nga kjo Komunë, përcjell InLajmi.
Ai tha se 4 persona kanë rezultuar pozitiv në testin për #COVID19., të identifikuarit janë nga Busavata, Kamenica, Kopërnica dhe Rogana.
Postimi i tij i plotë:
Nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike u njoftuam se sot katër (4) persona kanë rezultuar pozitiv në testin për #COVID19. Të identifikuarit janë nga Busavata, Kamenica, Kopërnica dhe Rogana.
Deri më sot në komunën tonë janë të identifikuara 91 raste me virusin SARS-CoV-2. Prej tyre 63 të shëruar plotësisht, 25 raste aktive dhe tre të vdekur.
Ju lutem kujdesuni për veten dhe njerëzit përreth jush!
Vendos maskën ?
Pastro duart vazhdimisht ?
Mbaj distancë ↔️/InLajmi/