Portieri i Përfaqësueses së Kosovës, Arijanet Muric, sipas të gjitha gjasave do largohet nga Manchester City gjatë afatit kalimtar të verës.
Skuadra e fundit që ka shprehur interesim për reprezentuesin e Kosovës është Rotherham United, skuadër e cila nga sezoni i ardhshëm do jetë pjesë e Championshipit.
‘The Sun’ shkruan se trajneri i Rotherham Unitedit, Paul Warne, dëshiron ta përforcojë skuadrën dhe Murici është një nga opsionet.
Ditë më parë është raportuar se Arijanet Muric ka kërkuar largimin nga Manchester City, por që klubi janë të interesuar për huazimin e tij dhe jo për shitjen.