Zëvëndëskryeministrja Albulena Balaj-Halimaj ka dënuar vrasjen e 34 vjeçares nga Kamenica, përcjell Inlajmi.
Ajo u shpreh se asnjë arsye nuk mund të ketë për të ushtruar dhunë në familje e aq më shumë vrasje, prandaj akte të tilla janë të papranueshme dhe nuk kanë vend në shoqërinë tonë.
Postimi i plotë i saj:
Dënoj fuqishëm dhe shpreh keqardhje të thellë për vrasjen e gruas 34 vjeçare nga bashkëshorti në Kamenicë.
Asnjë arsye nuk mund të ketë për të ushtruar dhunë në familje e aq më shumë vrasje. Prandaj akte të tilla janë të papranueshme dhe nuk kanë vend në shoqërinë tonë.
Iu bëj thirrje organeve të drejtësisë që të bëjnë gjithçka që është e mundur në mënyre që raste të tilla të mos përsëriten më.
Familjes së të ndjeres i shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe bashkëndjejmë me dhimbjen e tyre./InLajmi/