Ani pse koronavirusi godet më shumë të moshuarit, këtë teori e ka hedhur poshtë, 86 vjeçarja nga Obiliqi, shkruan InLajmi.
Ajo ishte e infektuar me koronavirus por është shëruar plotësisht, ashtu siç ka njoftuar vet djali I saj në Facebook, Rasim Preniqi.
Postimi i plotë i tij:
Nëna ime 86 vjeçare mposhti korona virusin në shërim shtëpiak. Një falenderim te posaçshëm për shërimin e saj i takon Qëndrës familiare të shëndetit në Obiliq në krye me doktor Haki Jasharin dhe stafin e tij. Për interesim dhe kujdes të shtuar e falenderoj pneumologu Skender Baca.
Ajo tani është plotësisht e shëruar./InLajmi/