Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka kujtuar aksionin e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës në veri të vendit nëntë vjet më parë, ku ra heroikisht, Enver Zymberi, përcjell InLajmi.
Hoti përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se Zymberi ra në kryerje të detyrës, si shembull i sakrificës e besnikërisë ndaj atdheut.
Kryeministri i vendit theksoi se ndjenë obligim, por edhe motiv për funksionalizim të plotë të rendit kushtetues, për një të ardhme ku sundon rendi dhe ligji.
Postimi i plotë i tij:
Sot bëhen 9 vite nga rënia heroike e Enver Zymberajt.
Ai ra në kryerje të detyrës, si shembull i sakrificës e besnikërisë ndaj atdheut. Ai ra heroikisht që në Kosovë të sundon rendi dhe ligji.
Në këtë përvjetor të rënies së tij, ndjejmë obligim, por edhe motiv të përbashkët për funksionalizim të plotë të rendit kushtetues, për një të ardhme ku sundon rendi dhe ligji./InLajmi/