Drejtoria e Arsimit në Komunën e Dragashit ka njoftuar sot e ka vdekur, Bislim Kuteli, punëtor i arsimit në Shkollën Fillore “Ulina” në fshatin Kosavë.
Kuteli vetëm dy ditë më herët ishte konfirmuar si i infektuar me virusin COVID-19.
Njoftimin për vdekjen e punëtorit arsimor e ka dhënë edhe Drejtoria për Arsim në Dragash.
Me dhembje të madhe e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të sekretaritë të Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët “Ulina” në Kosavë , Bislim Kuteli.Ndarjet si kjo e sekretarit të kësaj shkolle, në një moment të papritur, të lënë pa frymë!Në emër të Drejtorisë së Arsimit në Dragash i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Kuteli, të afërmve, mësimdhënësve të shkollës “Ulina”!Bislimi u prehtë në paqe!”, thuhet në njoftim.
Për situatën pandemike në Dragash ka folur për Express edhe kryetari i Komunës, Shaban Shabani, i cili ka thënë se gjendja nuk është e mirë por e menaxhueshme.