Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka vizituar Klinikën e Kirurgjisë Torakale të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, raporton InLajmi.
Nga aty, ministri Zemaj u njoh nga afër me kushtet që po përballet kjo Klinikë.
Zemaj tha se ministria që ai drejton po kujdeset për kthimin e tërësishëm të shërbimeve për qytetarët që asnjë pacient mos të mbesë pa u trajtuar.
“Po kujdesemi në kthimin e tërësishëm të shërbimeve. T’i analizojmë veprimet tona, kjo klinikë i ka kapacitetet e veta. Lufta jonë nuk është vetëm kundër pandemisë por edhe avancimi i shërbimeve shëndetësore”, u shpreh ministri.
Me këtë rast, Saudit Maliqi, drejtor në Klinikën e Kirurgjisë Torakale, tha se janë në gatishmëri që asnjë nga të sëmurit mos të mbetet keq.
“Jemi këtu në një klinikë në të cilën bëhet trajtimi i personave me probleme kirurgjike. Ne sot jemi në gatishmëri me një staf të mirë që t’i përgjigjemi nevojave për sëmundje, t’i marrim masat ne mënyrë që asnjë nga të sëmurët mos të mbesin keq po të trajtohen në mënyrë adekuate. Në këtë klinikë trajtohen personat me kancerin e gjirit dhe të mushkërive”, tha ai.
Valbon Krasniqi, drejtor i SHSKUK-së, tha se e ndjejnë obligim, edhe në kohë pandemie, që qytetarët t’i marrin shërbimet kirurgjike.“Ne kemi obligim edhe në kohë pandemie që të funksionojnë shërbimet kirurgjike”, tha ai./InLajmi/
https://vimeo.com/441292778