Ish-Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia me dhimbje të thellë ka marrë lajmin për vdekjen e parakohshme të profesor Sylejman Rexhepit, përcjell InLajmi.
Ai përmes një postimi në rrejtin social Facebook tha se bashkëndjen me familjen dhe të gjithë profesionistëve shëndetësor për këtë humbje të madhe të mjekësisë së Kosovës.
Sipas Vitisë, ndarja e tij nga ne, la një boshllëk të madh por akoma më shumë la gjurmë të pashlyeshme në kujtesën e secilit nga ne që patëm rastin ta njohim.
Postimi i plotë i tij:
Me dhimbje të madhe, sot morëm lajmin për vdekjen e parakohshme të profesor Sylejman Rexhepit. Profesori i urtë, i cili me urtësinë e tij la gjurmë jo vetëm profesionale por mbi të gjitha njerëzore e morale në shumë gjenerata të mjekëve të rinj.
Ndarja e tij nga ne, la një boshllëk të madh por akoma më shumë la gjurmë të pashlyeshme në kujtesën e secilit nga ne që patëm rastin ta njohim.
Ngushëllime familjes dhe të gjithë profesionistëve shëndetësor për këtë humbje të madhe të mjekësisë së Kosovës.
Ngushëllime familjarëve dhe kolegëve edhe për humbjen e secilit prej profesionistëve shëndetësorë në këtë betejë të vështirë, të cilët ishin në vijë të frontit, si dr. Fadil Zuka dhe dr. Ali Tolaj.
Humbja e çdo njeriu është humbje për familjen dhe shoqërinë, humbja e një profesionisti shëndetësor është humbje që rëndon në secilin ngase një mbrojtës më pak për mbrojtjen e jetëve të tjera./InLajmi/